AKTUALITET, 6 Mars 2020, 11:10

Foli në manifestimin e 2 marsit, Meta falënderon diplomatin: Një zë i besueshëm në politikën e jashtme dhe diplomaci

Foli në manifestimin e 2 marsit, Meta falënderon diplomatin: Një


Presidenti i Republikës Ilir Meta falënderon dhe i shpreh mirënjohjen publikisht diplomatit Agim Nesho.

Ai e cilëson një zë të besueshëm, intelektual e me integritet. Ai thotë se Nesho ishte ndër të parët që përkrahu manifestimin madhështor.

“Ambasador Agim Nesho është një personalitet i shquar publik, me kontribute të spikatura, dhe zë i besueshëm në politikën e jashtme dhe diplomaci.

Një intelektual koherent dhe me integritet, i cili nuk hesht për çështjet më të rëndësishme të interesit publik dhe kombëtar, i dalluar si aktivist i mendimit të lirë.

Duke shprehur edhe njëherë falënderim dhe mirënjohje për ambasadorin e nderuar Agim Nesho, i cili ishte ndër të parët që përkrahu publikisht Manifestimin madhështor…”, shkruan Meta.