AKTUALITET, 6 Mars 2020, 11:17

Letra në Bruksel/ Meta njofton konferencë për mediat, Blushi: TaoRama do ta marrë përgjigjen direkt nga Presidenti

Letra në Bruksel/ Meta njofton konferencë për mediat, Blushi:


Ndërsa kryeministri Edi Rama, reagoi përmes rrjeteve sociale lidhur me letrën e presidentit dërguar në Bruksel, ky i fundit duket se do t’i përgjigjet kreut të qeverisë në një konferencë me mediat.

Lajmi është njoftuar nga zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, sipas të cilit në 11:45, kreu i Shtetit do të dalë në një tjetër konferencë për mediat.

“TaoRama do ta marrë përgjigjen direkte nga Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, sot në ora 11:45, në një konferencë për mediat.” – shkruan Blushi në facebook.