TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthimi i koronavirusit në Greqi ka vë në në alarm popullsinë, ndërkohë që numri i rasteve të konfirmuara tashme ka arritur në 32.
Sipas “Protothemes” rasti i fundit është ai i një gruaje 32 vjeçare në Selanik, e cila kishte udhëtuar së fundmi në Itali.
Javët e ardhshme do të shohin një rritje të konsiderueshme të rasteve në Greqi, “tha Sotiris Tsiodras, profesori i sëmundjeve infektive ne Universitetin e Athinës, pjesë e ekspertëve që këshillon qeverinë greke për koronavirusin.
Sipas tij, numri i pacienteve që janë të prekur e që nuk shfaqin simptoma është i lartë dhe shifra në total pritet të rritet, duke bërë edhe kalimin në faza të tjera të sëmundjes.
Ai ka thënë se në kushtet e një përhapjeje të tillë të virusit masat kryesore mbeten higjiena personale dhe kujdesi i madh për të moshuarit apo pacientë që kanë të tjera patologji.
Sipas tij mund te kemi numër shumë më të madh të prekurish, pasi sëmundja manifestohet me simptoma të buta ose pa shenja. Ai vlerëson se 5-10% të popullsisë do të preken nga sëmundja këtë vit.