TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një kohë kur propozimi i Gent Cakajt si ministër i Jashtëm shkaktoi përplasje mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta, për shkak të mosdekretimit të tij, ‘Balkanweb’ ka siguruar informacione se cili mund të jetë kandidati i radhës.
Ergys Gjencaj ka siguruar për ‘BalkanËeb’ detaje nga mbledhja e sotme e Kryesisë së PS-së që u zhvillua sot, ndërsa raporton se kryeministri Edi Rama do të çojë emrin e tij si kandidat për ministër të Jashtëm në tryezën e presidentit Meta.
Mësohet se socialistet do t’i votojnë në bllok ndryshimet në qeveri, të gjithë ministrat e rinj. Ndërkohë, burime nga PS bënë me dijen se në kryesi është propozuar edhe emri i Cakajt sërish në këtë post, por kjo gjë është refuzuar, për të shmangur kështu një refuzim të dytë nga Meta.
Kujtojmë se ky është një skenar i ngjashëm që përdori edhe kryeministri grek Aleksandër Tsipras pas dorëheqjes së Nikos Kotzias, duke e zëvendësuar këtë të fundit.
Tashmë ngelet për t’u parë nëse presidenti Ilir Meta do të dekretojë emrin e Ramës dhe nëse rezulton se miratohet, përveç kryeministrisë ai do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm.