TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë lajmëruar që sot do t’u shemben shtëpitë.
Për këtë arsye, ata janë ngritur në një protestë dhe po djegin goma në rrugën përpara shtëpive të tyre, ku pritet të hyjnë fadromat e IKMT-së.
Në videon e dërguar banorët dëgjohen tek i drejtohen me kërcënim, kryebashkiakut Erion Veliaj: Hajde, po ta mbajti, hajde!
[playlist type="video" ids="197373"]
Ata janë mëse të vendosur për të mos dalë nga shtëpitë e tyre për sa kohë nuk kanë marrë asnjë lek kompensim nga shteti, i cili ua ndërpreu befas procedurat e legalizimit.
Në këtë zonë do të vazhdojë të ndërtohet bulevardi i ri i Tiranës.