AKTUALITET, 14 Janar 2019, 10:43

FOTOT/ Studentët vijojnë ngujimin, bashkohet Politekniku, Filologjiku rikthen pankartat

Ka nisur edhe sot protesta e studentëve, ku përveç studentëve të fakulteteve të Universitetit të Tiranës, sot kanë vendosur të ngujohen dhe studentët e Politeknikut.

Studentët e Politeknikut kanë vendosur që dhe ata të ngujohen në fakultete derisa të plotësohen kërkesat.

Po ashtu dhe në fakultet e tjera ka pasur protestë ku grupe studentësh kanë vepruar si ditët e tjera duke nxjerrë karriget dhe tavolinat në korridor dhe kanë bërë thirrje për bojkot.

Studentët e Filologjikut kanë bërë dhe pankarta dhe i kanë ngjitur në mure, po ashtu kanë bllokuar dhe hollin e fakulteti duke e bërë atë një arenë diskutimi.