AKTUALITET, 14 Janar 2019, 10:36

DETAJE/ Vodhën armët në bazën e Pashalimanit, ‘arrest me burg’ për 4 të arrestuarit

DETAJE/ Vodhën armët në bazën e Pashalimanit, ‘arrest

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për katër të arrestuarit si përgjegjës të vjedhjes së armëve në bazën ushtarake në Pashalimanit në qytetin bregdetar.

Katër nga personat e vënë nën akuzë janë: 52-vjeçari Lesko Ramosaçaj, 42-vjeçari Edlir Nelaj, 23-vjeçari Ervis Memsulaj dhe 25-vjeçari Ardit Ramaj. Ushtarakët akuzohen për shpërdorim detyre.

Nga baza ushtarake janë vjedhur një sasi e madhe armësh. Më poshtë lista e materialeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:

– 2 armë luftarake automatike model 56 me bajonetë shtizë

– 700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

– 3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

– 40 granata dore luftarake

– 40 ndezës për granata dore luftarake

– 1 krehër hark automatik luftarake

– 1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm

– 1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me majë të rrumbullakët normal

– 4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56 mm.