TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ajet Zikollati, 53 vjeç , nga fshati Selce e Sipërme është viktima e 3 që shënohet nga i ftohti në qarkun e Korçës.
Zikollari është nisur me gomarin e tij për të marre ushqime për familjen në Proptisht dhe nuk është kthyer më.
Familjarët e alarmuar u vunë në kërkim te tij duke e gjetur të ngrire vetëm dje. Burime nga Bashkia e Pogradecit thonë se 53 vjeçari ka rënë nga gomari në përrua, dhe dyshohet të ketë humbur jetën nga të ftohtit.
Prej javësh fshatrat e qarkut të Korçës mbeten të izoluar duke mos pasur as kushtet minimale.
Rasti i Zikollarit që mori rrugën për të ushqyer familjen e tij tregon dukshëm nevojën e fshatrave të izoluar për ushqime dhe ilaçe./BW