TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Temperaturat e ulëta kanë shkaktuar një tjetër viktimë, kësaj radhe në qytetin e Durrësit. Mëngjesin e sotëm në afërsi të hyrjes numër 2 të Portit Detar është gjetur i vdekur një endacak.
Kjo zonë përkon me lagjen katër të qytetit të Durrësit dhe sipas dëshmitarëve mësohet se personi që ka ndërruar jetë është i pastrehë.
Policia e ka identifikuar personin, i cili quhet Viktor Dhima. Sipas policisë personi në fjalë është i pastrehët dhe për shkak të konsumit të alkoolit dhe të ftohtit ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së ditës së djeshme.
Një ditë më parë edhe në qytetin e Tiranës është ka ndërruar jetë një 68 vjeçar.
Ai ka qenë i diagnostikuar me diabet dhe jetonte në qendër sociale, ndërkohë që është gjetur i pa jetë në një prej rrugëve pranë Qendrës Spitalore Nënë Tereza.