AKTUALITET, 14 Janar 2019, 10:05

LAJMI I FUNDIT/ Breshëri kallashnikovi lokalit në Fier

LAJMI I FUNDIT/ Breshëri kallashnikovi lokalit në Fier

Qëllohet me breshëri kallashnikovi drejt një lokali në Fier.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës rreth orës 23:30 në lagjen "Kastrioti", përballë Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Në momentin që është qëlluar lokali ishte i mbyllur dhe vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja. Ka qenë pronari i lokalit që ka vënë re të dëmtimet në lokale mëngjesin e së hënës (14 janar).

"Sot rreth orës 08:00, në lagjen "Kastriot", pronari i një Bar-Kafeje, ka konstatuar xhamin e lokalit dhe një televizor të thyer.

Nga hetimet paraprake dyshohet se mund të jetë qëlluar me armë zjarri gjatë natës,"-raporton policia.

Dyshohet se është qëlluar nga brenda makinës.