AKTUALITET, 25 Prill 2018, 19:04

613 kg kokainë/ Kompania “Arbri Garden” fshin asetet, prokuroria nuk i…

613 kg kokainë/ Kompania “Arbri Garden” fshin asetet,

Kompania e frutave ekzotike “Arbri Garden” në kontenierin e të cilës u sekuestruan 613 kg kokainë e ardhur nga Kolumbia nis zyrtarisht mbylljen e aktivitetit dhe po transferon kapitalin.

Kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ende nuk ka mbyllur hetim në lidhje me 613 kg kokainë të sekuestruar në Maminas të Durrësit në kapanonin e kompanisë Arbri Garden, vetë kompania ka nisur mbylljen e aktivitetit të saj tregtarë duke hequr një sërë pasurish dhe adresa sekondare.

Në listën e aseteve të hequra janë automjete, furgon, kapanone dhe adresa sekondare të përdorura më parë nga subjekti.

Në dokumentet në fillim të prillit më 5 prill 2018 subjekti Arbri Garden ka hequr tre adresa që i përkasin tre mjeteve të përdorura më parë prej saj përkatësisht: Kanë ndodhur ndryshimet: është hequr adresa: “Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 796 IX; AA 365 RE, AA 794 SO.

Por ky nuk është veprimi i fundit që ka kryer kjo kompani në qendrën kombëtare të bizneseve, veprime të kryera në një kohë kur administrator i sa është në kërkim ndërkombëtar për llogari të një hetimi edhe me policitë partnere të Shqipërisë.

Thuajse një javë më pas me të njëjtën kërkesë për mbyllje adrese dytësore, janë fshirë dhe adresat si më poshtë: Tregu Agro Ushqimore, Kapanoni C, nr pasurie 52/8, Rruga Dytesore Maminas-Durres, AA 083 GU; është hequr adresa: MAMINAS; Furgon AA 489 MA.

Po ashtu janë hequr nga fondi i adresave dhe pronave që ka ushtruar aktivitetin Arbri Garden dhe magazine nr pasurie 3/83 e ndodhur në zonën kadastrale 8526; Elbasan, lagja “Dyle Haxhire”; KASHAR; Tregu Agro Ushqimor, kapanoni D1; KASHAR; Autostrada Tirane – Durres Km 1, Tregu Agro-Ushqimor, Kapanoni D.

Në këtë proces nuk është përfshirë selia qëendrore në Maminas aty ku u kap dhe kokaina. Këto veprime janë kryer nga përfaqësuesi ligjorë i kësaj kompanie i cili rezulton se është Selim Cekaj, babai i administratorit, ndërsa janë kryer në një kohë kur prokuroria prej 2 muaj kryen hetime dhe nuk ka nxjerrë asnjë urdhër sekuestro për “Arbri Garden”.

Pas hekurave për sasinë e kokainës janë Donaldo Lushaj dhe Armando Pezaku si menaxher dhe shofer të firmës që për llogari të kompanisë tërhoqën kontenierin me banane e kokainë nga terminali i kontenierëve në Durrës mbrëmjen e 27 shkurtit 2018.