AKTUALITET, 25 Prill 2018, 18:51

'Ale do të lërë po erdhi tek unë' Dajana çmend Egla Harxhin pas sherrit

Marrëdhënia treshe mes Egla Harxhit, Ale de Basseville dhe Alesias ka qenë shumë e komentuar së fundmi në media. Megjithëse marrëdhënia zgjati shumë pak dhe Egla së bashku me fotografin vazhdojnë marrëdhënien në çift, duket se ish-missi ruan konsideratë të mire për Alesian.

Një opinion lidhur me marrëdhënien e tyre treshe e ka dhënë dhe moderatorja e njohur Dajan Shabani, e cila në emisionin e saj është shprehur se i dukej normale që ata të rrinin bashkë, por të paktën të mos bënin fëmijë, sepse ishte budallallëk. Gjithashtu ajo ka ironizuar rreth Principatës së Libofshës.

Mirëpo kjo gjë e ka revoltuar Eglën, e cila ka shpërthyer në ofendime ndaj moderatores, e cila ndër të tjera i ka thënë:

“Je vetëm një moderatore në një provincë të vogël dhe rëndësia jote është inekzistente.”

Por siç e shohim, replikat nuk kanë ndërmend të ndalin. Moderatorja Dajana Shabani ditën e sotme i ka hedhur një tjetër thumb ish-missit, gjatë transmetimit të emisionit ‘Ditë e re’.

“Egla, tani e pashë që ke replikuar o zemër. Ne në fakt kemi bërë shaka, por unë Egla kam vetëm një pyetje dhe jam shumë e drejtpërdrejtë: T’i thuash Tiranës ‘provincë’, nuk e di çfarë mund t’i thuash Libofshës dhe pas kësaj nuk kam asnjë replikë tjetër. Kënaqësi zemër!”

Kolegu i saj Besi e ka ndërprerë duke i thënë se Egla jeton jashtë, ndërsa Dajana ka vazhduar fjalën e saj, duke i thënë se i druhej faktit se Ale do ta linte Eglën për të.

“Nejse, nuk ka problem. Se është edhe kjo pjesa tjetër që, kur unë lexoja, ajo ishte duke marrë pjesë nëpër Miss-e dhe ‘paqe në botë’. Nejse, faleminderit që na ke dhënë rëndësi! Gjithsesi, unë të kam qejf, ti mund të vish bashkë me Alen po kam hall se më pas Ale do të të lërë ty pastaj”.

Burimi 'lajm-shqip'