AKTUALITET, 25 Prill 2018, 20:06

Makina përplas për vdekje 18-vjeçarin në Tiranë, policia jep detajet

Një aksident tragjik është shënuar në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, ku raportohet se një automjet ka përplasur për vdekjen një djalë.

18 vjeçari, A. Ç., ka qene duke ecur ne ane te rruges, kur eshte përplasur nga makina qe dyshohet se ka qene tej normave te shpejtesise.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Stacionit të Policisë Fushë- Krujë ku po pyetet nga ana e Oficerëve të Policisë për rrethanat e aksidentit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Njoftimi i policise:

Fushë- Krujë.
Informacion paraprak.

Me date 25.04.2018,rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Kruje-Kamez, ne vendin e quajtur Larushk, mjeti me targa AA 714 TA, me drejtues shtetasin F.Rr. ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin këmbësor A. Ç. 18 vjeç, banues ne Larushk.