TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Reali Madridit e ka gjetur sulmuesin e ardhshëm. E sigurt për këtë është e përditëshmja “Marca”. Gazeta shumë pranë klubit madrilen bën të ditur që në faqen e saj të parë se objektivi kryesor i “los blancos” në merkaton e verës është Luka Joviç.

Për talentin serb që luan me Eintracht Frankfurt, Reali është gati të shpenzojë 70 milion euro. Për të forcuar këtë bindje, “Marca” zbulon se emisarët e Florentino Perez ishin të pranishëm në ndeshjen e së enjtes në Ligën e Europës, Benfica-Eintracht Frankfurt, ku sulmuesi shënoi edhe një gol.