TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një prononcim për Fax News, Artan Fuga është shprehur se gjendet përkrah gazetarëve me të gjitha forcat e mendjes dhe të shpirtit.
Sipas Fugës, këtë e bën për të inkurajuar gazetarët që pavarësisht se gjenden përballë keqtrajtimit fizik nga persona të veshur me pushtet, apo që ruajnë persona me pushtet, beson se brezi i ri i gazetarëve do ta kuptojë fort se është fjala për misionin e tyre dhe dinjitetin e tyre.
“Ata që të kanë goditur ty, më kanë pështyrë edhe mua. Përkrah me të gjitha forcat e mendjes dhe të shpirtit gazetarët e të gjitha mediave, të cilët përtej ndonjë keqtrajtimi fizik nga individë që hiqen si të fortë dhe ushtrojnë dhunë mbi ta në sytë e autoriteteve të shtetit dhe ndonjë deputeteje që as i bën përshtypje kjo dhunë barbare, kane presion te jashtëzakonshëm dhe trajtohen si skllevër të medias, të penguar në ushtrimin e detyrës së tyre, dhe që ndihen të pavlerësuar, të pasigurt, të përbuzur shpesh herë, sepse asnjëri prej tyre nuk prodhon dot informacion të pavarur, nuk bën dot investigim, nuk komunikon dot drejtpërdrejt me audiencat.
Le të shpresojmë që përtej sindikatave të burokratizuara, brezi i ri i gazetarëve do ta kuptojë fort se është fjala për misionin e tyre dhe dinjitetin e tyre. Me këtë rast i shpreh gazetarit Renaldo Salianji ,studentit tim të super të shkëlqyer, të gjithë solidaritetin tim. Ata që të kane rrahur ty më kanë goditur edhe mua”, shprehet Fuga.
Reagimi i Fugës vjen pak kohë pas incidentit midis truprojës së kryeprokurores Arta Marku dhe gazetarit Renaldo Salianji. Ky i fundit po përpiqej ti merrte një prononcim Markut kur truproja e saj e largoi me dhunë duke e përplasur tek muri.
Me këtë rast, Komuniteti i Gazetarëve ka paralajmëruar edhe një protestë e cila vjen si një reagim i fortë ndaj dhunës që kërcënon gazetarët, heshtjes së institucioneve përgjegjëse. “Për të dënuar këto akte, kemi vendosur që ditën e Diel ora 16:00-17:00 para Prokurorisë së Përgjithshme të protestojmë”, shkruhet në deklaratë e bërë publike për mediat