AKTUALITET, 14 Prill 2019, 12:49

Ish-deputeti publikon videon: Policia politike u zuri pritë, arrestoi qytetarët pa urdhër ligjor gjatë natës

Ish-deputeti publikon videon: Policia politike u zuri pritë, arrestoi


Luçiano Boçi nga radhët e Partisë Demokratike publikon një video, duke treguar se si u arrestuan qytetarë të thjeshtë që morën pjesë në protestës e opozitës, pasditen e djeshme.

Sipas ish-deputetit, policia politike u zuri pritë gjatë natës dhe i arrestoi pa asnjë urdhër ligjor.

“Ja si i gjuan policia e famshme politike e Ramës, qytetarët e thjeshtë protestues.

Natën, befasisht, prapa krahëve.

Pa asnjë urdhër ligjor.

I zë pritë e i arreston dhe i dhunon.

Lepe peqe para krimit dhe agresive deri në absurditet me qytetarët që kërkojnë të drejtat, që mbrojnë shtëpitë e kërkojnë sigurinë e së ardhmes.

Regjimin e kemi nëpër këmbë.

Duhet ta shkelim e ta rrëzojmë!”, shkruan Boçi, teksa publikon edhe videon e aksionit gjatë natës.

Kujtojmë se deri tani ka shkuar deri në 60 numri i protestuesve të shoqëruarve nga policia.