AKTUALITET, 14 Prill 2019, 11:52

Protesta e opozitës, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

Protesta e opozitës, shkon në 60 numri i të shoqëruarve


Pas protestës së opozitës, të zhvilluar përballë Kryeministrisë e më pas te Parlamenti, policia ka shoqëruar në komisariat 60 persona.

Protesta e së shtunës nisi në orën 18:00 përballë Kryeministrisë, por më pas ata u zhvendosën pranë Parlamentit.

Protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë, por policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës edhe me ujë. Për pasojë mbetën të lënduar 15 protestues dhe 5 efektivë policie.