AKTUALITET, 14 Prill 2019, 12:20

PROTESTA/ Midis të arrestuarve edhe një student 19-vjeçar

PROTESTA/ Midis të arrestuarve edhe një student 19-vjeçar


Sipas burimeve kofidenciale brenda Policisë së Shtetit, midis të arrestuarve që morën pjesë në protestën e djeshme është edhe një 19-vjeçar nga Kukësi.

Burime për FaxWeb.al bëjnë me dije se bëhet fjalë për një student i quajtur Orisart Sabah Sinaj i datëlindjes 28.08.2000.

Studenti është nga fshati Surroj i Kukësit dhe është një nga 40 të ndaluarit që morën pjesë në protestë.

Kujtojmë se pas ndalimit fillimisht të 20 personave pas mbylljes së protestës, ka shkuar në 40 numri i të arrestuarve që morën pjesë në protestën e mbrëmshme të opozitës e cila u shoqërua më konfrontime të ashpra midis policisë dhe qytetarëve.

Shoqërimet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar me mbylljen e protestës dhe përgjatë gjithë natës dhe mëngjesit të sotëm.