AKTUALITET, 14 Prill 2019, 13:11

Në kafe me dy protestues, Salianji: Janë heronjtë e Shqipërisë si gjithë Europa

Në kafe me dy protestues, Salianji: Janë heronjtë e


Ish-deputeti Ervin Salianji ka publikuar një foto në rrjetin social facebook, ku shkruan se janë dy protestues.

Sipas Salianjit, Gazi dhe Nesheti kanë qëndruar gjithë natën para Drejtorisë së Policisë për miqtë dhe të afërmit e tyre.

“Kafe me Gazin dhe Neshetin, të cilët mbrëmë kanë qëndruar gjithë natën para drejtorisë së policisë duke u kujdesur për miqtë dhe të afërmit e tyre!

Sheshi para policisê ishte plot me qytetarë që mbeshtesnin të shoqeruarit padrejtesisht, gjithë kohën, ata nuk janë vetëm, protestuesit janë heronjtë e Shqipërise si gjithë Evropa,”– shkruan Salianji në statusin e tij.