TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën e opozitës duke thënë se ky tubim ishte i dhunshëm.
Sipas Gjonajt është shumë e rëndë që në protestën e opozitës të ketë akte dhune dhe më e rëndë akoma sipas saj është që kjo dhunë të jetë e organizuar nga opozita. Ndër të tjera në deklaratë ministrja u shpreh se nxit organet e drejtësisë që të marrin masat e nevojshme për të gjithë ata që shkaktuan dhunë.
“Është e papranueshme dhuna në çdo lloj proteste, por është më e rëndë kur kjo organizohet nga partitë politike. Shqiptarët e panë dje dhe në protestat e tjera që janë bërë së fundmi se këto nuk janë për të mirën e qytetarëve”, deklaroi Gjonaj.
Më tej ministrja kërkoi drejtësi për policët e plagosur dhe prandaj duhet që organet e drejtësisë të marrin masa. “Në këto akte dhune po dëmtohet Shqipëria. Nxisim organet ligj zbatuese dhe organet e drejtësisë që të çojnë përpara ligjit ata që bënë aktet e dhunë dhe të vihet në vend drejtësia për policët e dhunuar”, shtoi më tej ajo.
Pak më parë dhe Sandër Lleshaj në një deklaratë për mediat reagoi kundër opozitës duke i akuzuar ata për akte të rënda dhune që kanë cenuar dhe kushtetutën.
Kujtojmë se partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandatet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeministër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.