AKTUALITET, 16 Janar 2018, 11:21

Dalin dokumentet, qeveria shqiptare prishi katër kontrata me vlerë 2 miliardë euro

 

Humja e madhe e parave që qeveria humbet në arbitrazh, një debat i bërë muaj më parë nga kreu i grupit parlamentar të LSI Petrit Vasili, është rikthyer sërish në vëmendje të publikut.

Ai ka publikuar sot kërkesën zyrtare, ndërsa nuk kursen as akuzat ndaj qeverisë për humbjet e mëdha që kapin vlerën e miliardë eurove.

Reagimi

Kryeministri genjeu, skandalin e 2 miliard eurove e ka prej muajsh ne tavoline.

Skandalin e 2 miliard eurove, qe rrezikon te paguaje Shqiperia si pasoje e humbjes se gjyqeve per kontratat e prishura ne menyre arbitrare nga qeveria,kryeministri e ka prej muajsh ne tavoline dhe qellimisht s'ka levizur as gishtin.

Ky genjeshtar profesionist e mohon dhe nuk e pranon te verteten, qe eshte ne driten e diellit.

Kete skandal monstruoz e kam denocuar kohe me pare, pa qene fare ne opozite, por si minister i drejtesise ne ate kohe ja kam percjelle me shkrim me shkrese me

Nr.Prot: 2357/1 date: 10.04.2017 kete shqetesim shume te rende, qe mu be prezent nga Avokati i Shtetit me shkresen e saj me Nr.prot 43/23 date 06.04.2017.

Keto jane faktet, qe nuk i luan as topi dhe ky mashtrues ordiner, qe kemi kryeminister le te guxoje te thote te kunderten.

Avokatja e Shtetit, qe ka kryer detyren e saj nuk eshte emeruar nga une, por nga vete ai.

Ndaj kryeministri mashtrues ta mbaje kete pergjegjesi dhe boll ju pervodh fajit te pashmangshem.

Ai eshte pergjegjesi i vetem dhe ai vete do pergjigjet.

Shume pak kohe i ka mbetur...

 

Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme-nga-shqiperia/zbardhen-dokumentet-qeveria-shqiptare-prishi-4-kontrata-me-vleren-e-2-miiarde-euro-487364/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright