TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Procesi gjyqësor kundër Emiljano Shullazit ka hyrë në fazën e marrjes në pyetje të vet të pandehurëve. Gjatë seancës së sotme radhën për tu marrë në pyetje e ka pasur Gilmando Dani.
Ai ka dëshmuar mbi njohjen me biznesmenin Ylvi Beqajn, i cili është shprehur se personin në fjalë e ka njohur përmes Shullazit.
Po ashtu, Dani ka rrëfyer se Beqaj ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa, pasi kishte probleme për regjistrimin e hotel ‘Vollgës’.
“Ylviun ma prezantoi Shullazi në shtëpinë e tij. Ylviu kërkonte ndihmë pasi ndihej i kërcënuar nga Zamir Hasa dhe në të njëjtën kohë kishte probleme për regjistrimin e Vollgës në Hipotekën e Durrësit. Beqja më kërkoi të tërheq disa çeqe në bankë. I tërhoqa paratë dhe ia dhashë në dorë.
Me kërkesë të tij tërhoqi çek edhe Endri Qyqja dhe Endri Zela. Qyqja tërhoqi 16 mijë euro, që u përdorën për një faturë në hipotekën e Durrësit.”, -ka deklaruar Dani në Gjykatën e Krimeve të Rënda./TPZ.AL