TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në një takim me inxhinierët që do vlerësojnë dëmet, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, teksa ka kritikuar “ata që bëjnë akte kriminale në kurriz të fëmijëve tanë, pleqve, grave shtatzane, nëna me foshnja me karroca që qarkullonin mbrëmë me foshnja”, pas lajmit te rreme per nje termet qe pritej pas ores 11 te nates, ka treguar gatishmerine dhe angazhimin e qeverise dhe kryeministrit Edi Rama per te zgjidhur cdo problamatike qe ka lene pas termeti i te shtunes qe ngjalli panik.
“Jemi me fat nuk kemi pasur viktima, jemi me fat se s’kemi pasur dëme të mëdha por sic thotë Rama cdo dëm është shumë i madh për këto familje. Do jetë një punë impenjative dje kemi qenë në terren që kur gdhiu dita deri në mesnatë, keshtu do jemi deri sa të përfundojmë aktin e fundit te verifikimit për cdo banesë, akt verifikimi që i jep sigurinë njerëzve për të hyrë në ndërtesa më pas do kalojmë në aktet e vlerësimit se shteti do marrë përsipër të gjithë dëmshpërblimin”, tha ministrja.
Inxhininieri i pranishem ne kete takim tha se ‘testi i tërmetit që ndodhi ditën e dielë ishte test i madh për ndërtuesit shqiptar se nuk patën asnjë lloj problematike të strukturës së objekteve. Kolegët kanë punuar me ndershmëri në atë kaos që ka qenë Shqipëria para viteve 2013″, tha ai.