TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar sërish për çështjen e tërmeteve. Ai është shprehur se tashmë është koha që gjithsecili të komunikojë me fëmijët për t’ju shpjeguar se çfarë ndodhi.
Ai është shprehur se fëmijët duhet t’i nxjerrim, të dalim me ta, ose t’i çojmë edhe në kinema.
“Teksa vazhdojnë pas-goditjet e tërmetit, është shumë e rëndësishme që secili të komunikojë me fëmijët me fjalë të thjeshta për t’u shpjeguar çfarë ndodhi e për t’i kthyer në normalitet. Albania Earquake ???? Dilni shëtitje, luani apo shkoni në kinema me ta ? #TiranaStrong”, u shpreh Veliaj.
Një tërmet i fortë goditi Shqipërinë ditën e shtunë. Sipas IGJEUM forca e tërmetit ka qenë me manginutë 5.8 ballë i shkallës rihter me epiqendër në detin Adriatik afër qytetit të Durrësit. Lëkundjet kanë qenë të forta dhe janë dëmtuar më shumë se 900 banesa dhe janë lënduar mbi 110 persona. Prej dy netësh qytetarët janë ndjerë të frikësuar dhe një pjesë e tyre ka braktisur banesat dhe po flenë në çadra e ngritura nga Emergjencat. Qeveria ka nisur punën duke ngritur grupet e punës për verifikimin e dëmeve në terren.