AKTUALITET, 23 Shtator 2019, 11:21

FOTO/ Tërmeti dëmton edhe ambasadën gjermane: Jemi me shqiptarët


Ambasada e Gjermanisë ka reaguar pas tërmeteve që prekën Shqipërinë fundjavën që lamë pas.

Ambasada shprehet se shteti gjerman është në mbështetje të plotë të popullit shqiptar, ndërsa shton se mendimet e tyre shkojnë për ata persona që kanë përjetuar frikë dhe dëme në banesat e tyre.

Ajo thekson se tërmeti i së shtunës nuk ka kursyer as godinën e ambasadës gjermane, ndërsa ka publikuar edhe një foto ku shquhen të çarat në muret e saj.

“?? Tërmetet e fundjavës na tronditën gjithashtu ne dhe ambasadën tonë. ⚠️ Mendimet tona shkojnë tek gjithë shqiptaret dhe shqiptarët të cilët janë lënduar ose shtëpitë e të cilëve janë dëmtuar rëndë. Shpresojmë që të gjithë ta kalojnë shpejt këtë tronditje dhe pasojat e tij”-shkruan ambasada.