AKTUALITET, 29 Maj 2020, 12:50

Rastet me koronavirus në spitale, Spahia: Nuk janë respektuar masat, a do zbatohet Kodi Penal për Manastirliun?

Rastet me koronavirus në spitale, Spahia: Nuk janë respektuar masat, a


Ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia përmes një postimi në Facebook ngre shqetësimin e përhapjes së COVID 19 në spitale e qendra shëndetësore dhe bën përgjegjëse Ministrinë e Shëndetësisë që nuk ka marrë masat e nevojshme.

Sipas tij është e papranueshme që mjekët kanë infektuar pacientët dhe anasjelltas, kur spitalet duhet të ishin shembulli i zbatimit të masave mbrojtëse.

Reagimi:

23 të infektuar të rinj sot dhe ajo që nuk thuhet është se një vatër infeksioni po zgjerohet në Tiranë, ajo e institucioneve shëndetësore publike. Pas QSUT, janë 2 mjekë që rezultojnë të prekur me Covid në Qendrën Shëndetësore nr.9, të infektuar nga pacientët. Kjo tregon se sa i pambrojtur është personeli shëndetësor në vend, e sa të rrezikuar janë pacientët, që mund të infektohen nga vetë mjekë të prekur nga Covid!!!

Kjo të paktën sipas shifrave që publikon qeveria! Dhe fajin nuk e kanë qytetarët, por e vetmja përgjegjëse është vetë qeveria.

Pas rasteve të fundit në QSUT e tani edhe në Qendrën Shëndetësore nr.9, dukshëm qeveria që ka miratuar masa drastike deri në burgosje për shkelësit e rregullave të distancimit social, nuk e ka carë kokën për to në institucionet publike të kujdesit shëndetësor!!!

Pra rregullat dhe burgu për qytetarët, por jo për vetë ministrinë e shëndetësisë të parën, e cila qëllimshëm apo nga injoranca ka neglizhuar vetë zbatimin e rregullave!

Zonja ministre, çfarë je duke bërë ?

Si mund të shndërrohen në vatra infeksioni spitalet apo qendrat shëndetësore ?

Si mund të mos zbatosh vetë rregullat, që i vendos për të tjerët ?

A nuk i detyron edhe dentistët që të investojnë për të patur supermbrojtje në punën me pacientin(dhe mirë bën), por pse dreqin nuk e bën vetë në institucionet publike ?

Sipas ndryshimeve që vetë ke propozuar në kodin penal, je përgjegjëse për përhapjen e virusit, minimumi për neglizhencë kriminale!