TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tiranë- Rritet numri i të infektuarve në Tiranë. Mësohet se një mjek i qendrës Shëndetësore numër 9 në Tiranë ka rezultuar i infektuar me COVID-19. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se u janë marrë tamponët kolegëve të tij. Po kështu është bërë edhe dezinfektivi i gjithë godinës së qendrës shëndetësore.
Ditët e fundit COVID-19 po përhapet sërish me shpejtësi. Ministria e Shëndetësisë njoftoi një ditë më parë se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 26 persona të infektuar, të cilat janë në Tiranë. Deri më tani, MSH ka konfirmuar se janë të prekur me COVID-19 1076 persona në të gjithë vendin, 33 viktima, 823 të shëruar. Lajmi i mirë është se tashmë, rastet e reja me COVID-19 nuk janë me komplikacione, dhe të gjithë janë asimptomatikë.