AKTUALITET, 29 Maj 2020, 11:51

“Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë,” Basha: Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI

“Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë,”


Kreu i opozitës, Lulzim Basha vazhdoi takimet e tij me biznesin e vogël, duke u ndalur në njësinë numër tetë në Tiranë.

"Ekonomia shqiptare po vuan nga RAMAVIRUSI," tha Basha.

POSTIMI:

Gjendja në njësinë Nr. 8 në Tiranë ku qytetarë dhe biznese po përballen me një krizë të thellë ekonomike është e dhimbshme: varfëri, papunësi dhe shumë biznese që falimentojnë.

Qytetarët nuk kanë marrë asnjë ndihmë të premtuar nga Rama. Nuk ka asnjë projekt konkret për të nxjerrë nga kriza e pandemisë ekonomike biznesin e vogël.

Shfaqjeve me regji të propagandës së Edi Ramës ju ka dalë boja. Situata e vështirë ekonomike, xhepat e boshatisur, tavolinat e zbrazëta dhe papunësia alarmante janë e vërteta e hidhur që nuk mund të fshihet.

Ndërkohë që qytetarët janë në pamundësi, RAMAVIRUSI i dha vetëm dje 727 mijë euro inceneratorit të Tiranës.

Kjo qeveri dhe ky kryeministër janë sot barra më e rëndë dhe e keqja më e madhe për qytetarët shqiptarë.