AKTUALITET, 29 Maj 2020, 11:19

VIDEO/ Rritet numri i pacientëve në terapi intensive, ja sa të shtruar me koronavirus ka në Infektiv

VIDEO/ Rritet numri i pacientëve në terapi intensive, ja sa të


Ndërkohë që numri i të prekurve me koronavirus në vend vazhdon të rritet, vetëm sot me 23 raste të reja, dhe me përhapje edhe në qytete të tjera të vendit, shtohen edhe pacientet në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije sot se “Në spitalin infektiv aktualisht po trajtohen 23 pacientë, nga të cilët 5 janë në terapi intensive”.

Në deklaratën e sotme për mediat, dhënë nga Dr. Eugena Tomini, nga Instituti i Shëndetit Publik, lidhur me situatën e fundit të koronavirusit në vend, u theksuar se “Në 24 orët e fundit janë të shëruar 28 qytetarë, duke e çuar në 851 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë”.

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 15,500 testime molekulare dhe serologjike, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara pozitivë në të gjithë vendin është 1099. Prej tyre, mbi 77% janë të shëruar.