AKTUALITET, 29 Maj 2020, 12:09

“Koalicioni LDK-AAK,” Isa Mustafa: Nesër ose të hënën do të votohet qeveria e re e Kosovës

“Koalicioni LDK-AAK,” Isa Mustafa: Nesër ose të


Me vendimin e Gjykatës Kushtetuese pritet që shumë shpejt LDK të thërrasë edhe seancën për votimin e qeverisë së re të Kosovës.

Mustafa pas mbledhjes së kryesisë së LDK, ka thënë se nesër ose të hënën thirret seanca ku do votohet qeveria e re me koalicionin LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe komunitetet pakicë.

“Sot kemi takim konsultativ me organet e partisë. Të shtunën ose të hënën pritet të thirret seanca”, ka thënë para mediave Mustafa.