AKTUALITET, 29 Maj 2020, 10:50

Njëmbëdhjetë të infektuar në Tiranë, priten shifrat nga vatra e rrezikshme në QSUT

Njëmbëdhjetë të infektuar në Tiranë, priten


Shqipëria duket se është përfshirë nga një valë e dytë e koronavirusit me raste të shtuara gjatë ditëve të fundit, fill pas lehtësimit të masave.

Vetëm gjatë ditës së sotme janë konstatuar njëmbëdhjetë raste të reja me koronavirus vetëm në Tiranë.

Rastet e reja janë në qytet, ndërsa nuk dihet ende numri i të prekurve nga virusi në QSUT, të dhëna që do t’i publikojë Instituti i Shëndetit Publik gjatë mesditës së sotme.

QSUT është kthyer në një vatër të rrezikshme infeksioni në Tiranë, ku dyshohet se mjekët dhe infermierët e konfirmuar pozitivë gjatë ditëve të fundit të jenë infektuar prej pacientëve, raporton Abc News.

Më herët u raportuan dy raste të reja me koronavirus në Qendrën Shëndetësore nr.9 në Tiranë.

Të infektuarit janë dy mjekë, të cilët gjithashtu dyshohet se janë infektuar nga pacientët.

Po ashtu, gjatë ditës së sotme janë konstatuar katër raste të reja me koronavirus edhe në Lushnje duke e rifutur këtë qytet në hartën Covid, ndërsa sëfundmi mësohet se kanë dalë pozitivë me koronavirus edhe gjashtë raste në Mat.