AKTUALITET, 29 Maj 2020, 10:59

Vendimi për qeverinë, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë: Gjykatë Kushtetuese në Kosovë është e kapur

Vendimi për qeverinë, kreu i Vetëvendosjes në Tiranë:


Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese në Kosovë tashmë është kapura.

Sipas Abazit, me vendimin e fundit për t’i hapur rrugë formimit të qeverisë së re të LDK pa qenë nevoja për zgjedhje të reja, është një eliminim i vullnetit të popullit.

Abazi thotë se Gjykata mund të tentojë të zhdukë vullnetin e popullit, por nuk mundet ta ndalë të duket.

Kjo deklaratë ndoshta i paraprin atyre që ka deklaruar edhe Vetëvendosja në Kosovë, se do të ketë rezistencë dhe protesta në ditët në vijim.