TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i LSI, Petrit Vasili, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar pas lajmit se OBSH është kundër dhënies me koncesion të laboratorëve.
Vasili në reagimin e tij shkruan se i vetmi në glob që e refuzon OBSH-në është Edi Rama, të cilin e quan shkollëpak.
Më tej ish-deputeti i bën dhe një pyetje Ramës: A mos është edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kazan?
POSTIMI I PLOTË
Organizata Boterore e Shendetesise i ka kerkuar qeverise se Edi Rames qe te mos i jape laboratoret e spitaleve me koncesion. Edi Rama nuk pyeti as per Organizaten Boterore te Shendetesise e jo me per institucionet financiare dhe i dha laboratoret me koncesion. As vendet me te prapambetura dhe diktatoriale te globit per problemet e shendetesise nuk kane guxuar kurre ta sfidojne e ta kundershtojne OBSH per shkak te autoritetit absolut profesional qe ajo dhe orientimit mbareboteror te politikave shendetesore qe OBSH ben.
I vetmi ne glob qe e refuzon OBSH- në eshte nje i paditur dhe shkollepaket si Edi Rama. Pyetjet qe shtrohen per Edi Ramen.
1.A mos eshte edhe Organizata Boterore e Shendetesise kazan?
2.Apo mos eshte qeveria e tij grabitqare e paskrupullt e parave te shqiptareve ndaj nuk pyet as per OBSH?
Pergjigja eshte shume qarte per te gjithe shqiptaret: arsyeja e vetme eshte e dyta pra qeveria e Edi Rames si grabitqare e parave te popullit.
P.S Megjithate edhe per kete turp te padegjuar Edi Rama i ka marre masat se nuk ka firmosur vete po ja ka lene zv.kryeministrit.