TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ditën e sotme në ambientet e parkut të Liqenit Artificial në Tiranë, dhjetëra qytetarë kanë protestuar kundër memorialit turk të vendosur nga kryebashkiaku Erion Veliaj, në përkujtim të përkujtim të 251 viktimave të grushtit të shtetit në 15 korrik të 2016 në Turqi, në mbështetje të Erdoganit.
Sot qytetarët janë mbledhur për të protestuar kundër vendosjes së këtij memoriali, por edhe bashkia kishte marrë masa për ruajtjen e memorialit i cili ishte rrethuar me dhjetëra punonjës policie.
Kjo ka sjellë edhe përplasje të policisë me qytetarët. Policia e cila ka rrethuar memorialin, ka ndaluar qytetarët që ti afrohen memorialit.
