TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31-vjeçar, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale “”Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”. Bëhet fjalë për Denis Mollaj.
Ky i fundit është dënuar me një vit burg në mungesë nga Gjykata e Fierit.
Njoftimi i policisë:
Kapet dhe ndalohet një shtetas i kërkuar për “Armbajtje pa leje” dhe “Kanosje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:
D.M, 31 vjeç, banues në Patos. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier e ka dënuar me 1 vit burg për veprat penale “Kanosje” dhe “Armbajtje pa leje”.
Në datën 16.04.2015, në qytetin e Patosit, pas një konflikti për motive të dobëta, ka kanosur me armë zjarri shtetasin A.Sh.