AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 19:54

Raporti i DASH për biznesin në Shqipëri? Petrit Vasili publikon foton: U korrigjua

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili ka reguar pas qëndrimit të shprehur disa orë më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe Ambasada Amerikane në vendin tonë, se raporti për klimën e biznesit në Shqipëri nuk është pulbikuar ende.

Por deputeti i LSI ka publikuar një foto me postimin e Ambasadës Amerikane të ditës së hënë, ku thuhet se:

“Hidhini një sy analizës më të undit të Departamentit të Shtetit mbi më shumë se 170 ekonomi nëpër botë, përfshirë edhe Shqipërinë, e cila ndihmon në nxitjen e suksesit të bizneseve amerikane dhe ekonomisë botërore”.

Por ditën e sotme, ky postim është korrigjuar, duke shkruar se “Kapitulli mbi Shqipërisë do të publikohet së shpejti”.

POSTIMI I PLOTE

Ne te gjithe i lexojme me shume shume vemendje raportet e Departamentit Amerikan te Shtetit, pasi jane udherrefyes shume te rendesishem per politiken mbareboterore por vecanerisht te pazevendesueshem per Shqiperine.

Ndaj vleresojme korigjimin, qe ambasada amerikane ne Tirane i beri sot, pak ore me pare, njoftimit te bere prej saj te dy diteve me pare ne 23 korrik, ku ajo njoftonte se ne raportin per 170 vende per klimen e biznesit perfshihej edhe Shqiperia, kur ne fakt Shqiperia as nuk ishte dhe as nuk eshte e perfshire.