TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Françesko Renci, 1.85 metra i gjatë, sulmues i datëlindjes 2001 dhe më të dhëna premtuese, djali i ish-Kryeministrit të Italisë Mateo Renci, mund të luajë me të rinjtë e Udinezes në vazhdim. Lajmi bëhet i ditur nga mediet lokale në Itali, pasi djaloshi ka nisur provën me ekipin e drejtuar nga trajneri Sasaroni.
Renci ka qenë pjesë e Kombëtares së 17-vjeçarëve për diletantët dhe ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave, veçanërisht Xhenoas.
Sulmuesi ka nisur një periudhë prove dhe nëse arrin ta kalojë atë, do të jetë zyrtarisht pjesë e Udinezes, por fillimisht me ekipin e të rinjve. Është vetëm 17 vjeç dhe me të rinjtë mund të ketë gjitha hapësirat e nevojshme për të treguar talentin e tij.