TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Klubi grek i Arisit ka bërë sot prezantimin zyrtar të Migjen Bashës, pasi kishte arritur ditë më parë marrëveshjen. Lojtari me përvojë ka firmosur një kontratë dyvjeçare me ekipin, ku më parë ka luajtur edhe Krisi Vangjeli, një tjetër ish-futbollist i Kombëtares.
Në njoftimin zyrtar për prezantimin e Bashës, klubi grek i ka bërë një përmbledhje karrierës së tij, duke përmendur gjitha skuadrat ku ka luajtur, se dhe ecurinë e tij me kombëtaret e moshave të Zvicrës dhe më pas me Kombëtaren e Shqipërisë.
Evidentohet fakti se Migjen Basha ka qenë pjesë e Shqipërisë në pjesëmarrjen e saj historike në Euro 2016.