TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tjetër operacion në kufirin greko-shqiptar, ku është kapur një sasi drogë. Aksioni në fjalë u zhvillua në Grevena. Mësohet se një automjet u tentua të ndalohej, ndërsa drejtuesi i mjetit nuk iu bind urdhrit, ndërsa shtoi shpejtësinë dhe më pas braktisi mjetin dhe u largua me vrap.
Gjatë kontrollit brenda në mjet u gjetën 3 çanta me 73 pako që përmbanin 75 kg 970 gram marijuanë. Ndonëse shoferi grek tentoi të arratisej, por u arrestua pak më vonë nga policia. Po ashtu në pranga ra dhe një 37-vjeçar shqiptar, që rezulton të jetë pronari i mjetit.
Prej fillimit të vitit dhe deri më sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur, Grevena e Follorinë, policia greke ka sekuestruar rreth 6.1 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.