AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 19:32

Kishte dalë të peshkonte, mbytet në lumë i riu nga Tirana

Kishte dalë të peshkonte, mbytet në lumë i riu nga Tirana

Një i ri ka humbur jetën këtë pasdite në periferi të Tiranës, pasi e ka marrë rrjedha e lumit “Brarit”, teksa peshkonte me dy vëllezërit. Viktima është 19-vjeçari Renaldo Ymeri.

“Rreth orës 18:15, shtetasi R Y. 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë lidhur me ngjarjen.