AKTUALITET, 25 Korrik 2018, 16:57

Berisha flet për dështimin e ligjit të Magjistraturës: Qeveria ofroi para të drogës

Berisha flet për dështimin e ligjit të Magjistraturës:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me bllokimin e ligjit të Magjistraturës dhe ngërçit që është krijuar në gjykatat e vendit.

Berisha me anë të një postimi në ‘Facebook’ e cilëson këtë ligj si ligjin e mafias së ardhshme të drejtësisë, ndërsa shton se ai do ta shndërronte Magjistraturën në shkollë partie.

“Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise”, shkruan Berisha.

 

REAGIMI I BERISHËS

Ligji i magjistratures ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise!

Te dashur miq, mazhoranca e droges, blerjes se votes dhe krimit te narkoshtetit deshtoi ne menyre spektakolare ne miratimin e ligjit per shkollen e magjistratures. Ajo perdori joshje e presione, oferta te pista, shuma marramendese te parave te droges dhe krimit per te siguruar 84 votat per kalimin e ligjit te saj, por deshtoi!

Kjo ishte nje fitore e vertet per qytetaret shqiptare, se pari sepse:

– Ky ligj ishte ligji i mafies se ardhshme te drejtesise. Te rekrutimi, sipas ketij ligji do behej bazuar ne kriteret e mafies nga celula e kuqe e narkoshtetit ne shkollen e magjistratutes. Lista ishte bere gati me pinjolle te narkofunksionareve, narkogjykatesve, narkoprokurorve dhe krimineleve te tjere te partise siçiliste.

– Ligji, siç faktojne dokumenta te pakundershtueshme dhe origjinale te publikuara ne media, shnderronte shkollen e magjistratures tashme shkolle partie ne nje aneks te fondacionit Qemal Stafa, i cili ne faqen e tij zyrtare ka hapur konkurse per rekrutimin e sherbetoreve besnik te partise per sistemin e drejtesise.

– Per dijeni te lexuesve, mazhoranca e droges, krimit dhe blerjes se votes, ne nje perpjekje te ulet te denje per moralin e vet, perdori kete ligj si leve per te perçare opoziten, por mori deshtimin.

– Ajo, pasi deshtoi me ofertat e pista dhe presioneve banditeske ndaj deputeteve te veçante, ofroi kuota partiake partive opozitare per gjykates dhe prokurore te ardhshem te “pavarur” duke deshmuar edhe nje here se reforma Orwelliane e drejtesise eshte e bazuar kryekeput ne korrupsionin dhe pazaret mafioze te mazhorances se krimit. sb