AKTUALITET, 1 Maj 2019, 10:21

Kaos, armë, njerëz të plagosur, foto nga grushti i shtetit në Venezuelë


Ende vazhdojnë trazirat në Venezuelë, ku populli është ngritur kundër qeverisjes të presidentit Nicolas Maduros.

Populli kërkon largimin e tij nga pushteti pasi akuzohet si komunist po vetë presidenti i është përgjigjur popullit me autoblinda, armë dhe dhunë.

Gjithçka nisi pasditen e djeshme, teksa presidenti i emëruar Juan Guaido ftoi popullin të dalë për të organizuar një grusht shteti.

Ai i bëri thirrje edhe ushtarëve dhe policisë që të bashkohen me qytetarët.