LIFESTYLE, 17 Prill 2020, 20:32

FOTOLAJM/ Pas pamjeve duke larë enët në kuzhinë, Kryemadhi fotografohet teksa blen ‘ilaçin’ kundër koronavirusit

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në këto ditë karantine për shqiptarët, për shkak të situatës nga pandemia e koronavirusit, është shfaqur nga shtëpia duke larë enët, hekurosur apo bërë punët e shtëpisë.

Sot, ajo është fotografuar duke bërë pazarin e fruta perimeve në një market.

Shihet që në foto, Kryemadhi është duke blerë qepë dhe hudhra të cilat ajo i quan si “ilaç” për te luftuar koronavirusin.

Duke qenë se nga e premtja pasdite dhe deri të hënën në mëngjes, Shqipëria futet në izolim dhe gjithçka do të jetë e mbyllur, mesa duket kryetarja e LSI ka blerë produktet e nevojshme.

Kryemadhi po shfrytëzon ditët e karantinimit për të gatuar dhe ka zbuluar se përdor më shumë recetat dibrane sesa ato të Skraparit.

“Një gotë qumësht i nxehtë me një lugë mjalt është shumë i mirë për të rritur sadopak imunitetin. Po gatuaj më shumë receta dibrane se sa skrapari. Dibranët i kanë me shumë kalori. Jufka nuk kam bërë sepse kanë shumë karbohidrate. Kam përdorur shumë mishin, hudhrat, qepën, fasulen, thierza që janë elementë të jetës së përditshme. Bylmetin e kam rralluar pak për shkak se nga mjekët sugjerohet për të mos ngrënë gjëra të ftohta, duke pasur pasrasysh që virusi qëndron në gjëra të fohta”, ka thene Kryemadhi.