AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 12:35

Rëshket Rama: “Po e çoni protestën për lesh, po ta merrja unë në dorë e dija ku e çoja”

Rëshket Rama: “Po e çoni protestën për lesh, po ta

Pasi i dolën jashtë nga salla të gjithë ata që rrefuzojnë “dialogun” me të Rama filloi një monolog të gjatë.

Me përjashtim të ndonjë studenti të mbetur që u solidarizua me ata që ikën, të tjerëve që do i fuste në sallë me detyrim Rama i mbajti një fjalim të gjatë që edhe shpesh studentët e vunë re.

Por kulmi arriti kur në delir e sipër kryeministri i’u hakërrye studentëve: ”Ju po e çoni protestën për lesh, të isha unë në krye të saj e dija se ku e shpija “.

Kjo nuk është hera e parë që Rama sillet në të njëjtën mënyrë. Ai edhe në emisionin “Opinion” tha se studentët ishin me të dhe e mbështesnin atë.