AKTUALITET, 19 Dhjetor 2018, 12:24

Goditja epike e studentit vlonjat që gozhdoi Ramën

Goditja epike e studentit vlonjat që gozhdoi Ramën

Një nga studentët vlonjatë që po fliste me Ramën gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i ka bërë kryeministrit epitafin e qeverisjes së tij.

Pa e thënë me fjalët që thuhen rëndom “qeverisje fasadë” ai e ka sintetizuar me një shprehje vlonjatshe: “Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin” e përkufizoi studenti qeverisjen monolog të Ramës.

Ai renditi edhe një pasqyrë sociale të familjes së tij, ku nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati ka marrë kredi për legalizimin e shtëpisë. Ai shkoi edhe më tej duke denoncuar se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

“Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, se edhe tani thoni: “Dil jashtë po s’ishe dakord” tha studenti i cili do të mbahet mend për shprehjen: “Ju të dëgjoni por nuk të vini veshin”.