TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbrëmja e kaluar ka qenë nata më e trishtë, më traumatizuese, dhimbja për të cilën nuk ka të përshkuar për Evisa Prekën.
Gruaja 37-vjeçare, e vetmja e mbijetuar nga aksidenti tragjik në Velipojë, ku humbi burrin dhe tre femijët, e që ndodhet ende në spitalin rajonal të Shkodrës ka mësuar nga mjekët se tre fëmijët e saj dhe bashkëshorti nuk jetojnë më, raporton Panorama.
Nga sa mësohet sapo 37-vjeçarja ka marrë vesh lajmin e kobshëm, Evisa Preka ka shpërthyer në lot dhe dëshpërim të thellë. Menjëherë mjekët e spitalit të Shkodrës i janë gjendur pranë duke i dhënë një dozë ilaçesh të forta për bombardimin e trurit.
Kjo ka qenë e vetmja mundësi për t’i mbajtur parametrat jetësor Evisa Prekës pas këtij lajmi tragjik që ajo ka marrë.
Evisa Preka tashmë ende ndodhet nën efektin e ilaçeve dhe një kujdes të rreptë të mjekëve të spitalit të Shkodrës. Gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ka disa dëmtime në fytyrë dhe pjesë të tjerat të trupit, por ajo që po monitorojnë mjekët është edhe rrahjet e zemrës dhe gjithçka tjetër në mënyrë që të mos pësojë të njëjtin fat si të katër të dashurit e saj.
Nga ana tjetër, në familjen Preka vazhdon që dhimbja të jetë e madhe ndërsa dyert e mortit janë të hapura për gjithë ata që shkojnë për vizita ngushëlluese.