Prefektët kanë deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive pasuritë për vitin 2017 dhe më parë. Në deklarata janë edhe pasuritë e të ardhurat e pjesëtarëve të familjes. Referuar deklaratave të pasurisë, bie në sy pasuria e prefektes së Tiranës Suzana Jahollari, cila për vitin 2017 ka deklaruar si pasuri të paluajtshme një apartament banimi 2+1 me sipërfaqe 85 m2 në Tiranë, përfituar me privatizim në vitin 1993, vlera në privatizim 23 778 lekë, një shtesë anësore e apartamentit të mësipërm me sipërfaqe 111 m2, ndërtuar në vitet 1998-1999, legalizuar në vitin 2015, vlera 25 000 dollarë dhe një apartament banimi me sipërfaqe 39 m2 në Golem, Kavajë, blerë më 19.01.2009, vlera 1 600 000 lekë. Ndërkohë, prefekti i qarkut të Fierit, Xhevit Bushaj është pronar i vetëm në dy shtëpi banimi në toka bujqësore dhe ullishte.“Pronar me 100 % i një apartamenti banimi me sipërfaqe 145.6 m2, blerë me të ardhurat familjare, plus të ardhurat nga prodhimi bujqësor në fshat 1991-2004, vlera 6 200 000 lekë, pronar me 100% i një shtëpie banimi në Fier në 400 m2 truall, trashëguar nga prindërit; pronar me 100% i një toke arë 11 220 m2, përfituar sipas ligjit 7501 në komunën Frakull, Fier dhe pronar me 100% i një ullishteje me sipërfaqe 1820 m2 plus vreshta me sipërfaqe 490 m2 përfituar sipas ligjit 7501”, – deklaron pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive, Xhevit Bushaj. Ndërsa prefekti i Kukësit, Zenel Kuçana ka deklaruar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit të Pasurive një shtëpie banimi me sipërfaqe trualli 263 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 152.2 m2, me vlerë 5 116 203 lekë dhe një sipërfaqe ndërtimi prej 228.1 m2, me vlerë 18 248 000 lekë dhe të ardhurat mujore prej 25 800 lekë në muaj, që i përfiton nga pensioni i parakohshëm.Gazeta Shqiptare