AKTUALITET, 13 Nëntor 2020, 09:37

Rama tregoi pamjet e spitalit Covid-4, Basha nxjerr videon: Kryeministri ka humbur kontrollin mbi pandeminë

Rama tregoi pamjet e spitalit Covid-4, Basha nxjerr videon: Kryeministri ka


Ndërkohë që kryeministri Edi Rama herët mëngjesin e sotëm publikoi pamje nga spitali Covid-4, për të hedhur poshtë në njëfarë mënyrë akuzat e opozitës për mungesë shtretërish, nuk ka vonuar dhe kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar.

Kreu i opozitës ka publikuar një video në rrjetet sociale, ndërsa thotë mes të tjerash se kryeministri e ka humbur kontrollin e pandemisë.

“Rama e ka humbur kontrollin mbi pandeminë. Ai duhet të largohet!”, shkruan Basha.