AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 22:55

Basha komenton emërimin e Besart Kadisë si zv.ministër: Keqardhje, sepse investoi shumë...

Basha komenton emërimin e Besart Kadisë si zv.ministër:


Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar emërimin e Besart Kadisë, dikur një anëtar i Partisë Demokratike, si zv.ministër në qeverinë e Edi Ramës. Basha tha se ndjen keqardhje për Kadinë, sepse ai dikur investoi shumë për t'u evidentuar "me ideologjinë e djathë dhe mendimin liberal" dhe se ka qenë një kritik i qeverisë.

Lulzim Basha: Keqardhje kam, sepse ështe një person që investoi për t'u evidentuar me ideologjinë e djathtë, me mendimin liberal ekonomik, por papritur mori një vendim, që është i tij dhe nuk mund të ndërhyj. Por, kam keqardhje për investimin e madh që bëri, duke i shpalosur publikisht qëndrimet pro tregut, pro sipërmarrjes, kritikat ndaj qeverisë. Pesë muaj para zgjedhjeve, tani që përkushtimi matet nga mobilizimi me çdo kusht, për të larguar këtë të keqee, bëri zgjedhjen e tij.

Sokol Balla: Ka dalë një shkresë e PD, ku thuhet se ai është përjashtuar nga PD dhe akuza ishte e rëndë, sepse ai kishte krijuar një lëvizje të paguar nga klientë të qeverisë.

Lulzim Basha: PD nuk ka nxjerrë asnjë dokument. Ka një çështje statutore aty. Ka të bëjë me anëtarët e këshilit kombëtar, që duhet të bashkëndajnë vlerat tona.

/TPZ.al/