AKTUALITET, 12 Nëntor 2020, 22:16

Lefter Maliqi: Njerëzit po vdesin në spitale, propaganda e ERTV transferohet në një TV kombëtar

Lefter Maliqi: Njerëzit po vdesin në spitale, propaganda e ERTV

Nga Lefter Maliqi

Rilindja po ben show televiziv neper spitale me pacientet me COVID. Aktrim propagandistik, per ti ngopur shqiptaret me luge boshe si ne kohen enverhoxhiane!

Te dashur shqiptare! Besoj shumica prej jush po ndjekin Live Kryeministrin-Kryemafioz ne TV.

Para se te fliste ky njeri, ndoqem nje film me metrazh te shkurter ne nje prej spitaleve COVID, konkretisht 'Shefqet Ndroqi'.

Propaganda skandaloze nisi ne ERTV, por fatkeqesisht vijoi sonte edhe ne nje TV kombetar.

Duke e pare po ferkoja syte, sepse po me dukej gjithcka perfekte, por kjo eshte thjesht ngopje me luge boshe si ne kohen e 'Xhaxhit'.

Ne spitale, njerezit po hidhen nga dritaret, po vdesin, po shtrihen pertoke ne dyert e spitaleve, po vdesin, po presin me ore te tera neper ambulanca, po vdesin, po kurohen neper banesa dhe fatura u shkon aq sa i duhet te marrin borxhe ose kredi dhe me hallin jetik a do ta fitojne betejen me vdekjen apo jo, tamponi i merret me 4 dite vonese, pergjigja i vjen me 4 dite vonese etj. etj.

Ky eshte REALITETI fatal, dhe jo PROPAGANDA e turpshme, aktrimi skandaloz, shfaqja e parapergatitur per ti hedhur hi syve shqiptareve qe po e shohin, degjojne dhe provojne perdite realitetin vrastar nga Rilindja kriminale e Kryediktatorit.

Mjerimi e sos durimin, ne momentin qe nis loja me jetet e shqiptareve, nga kjo qeveri e pameshirshme!